Rritet numri i të infektuarve në Korçë, konfirmohet pozitiv me COVID 19 një 70 vjeçar

schedule11:46 - 1 Prill, 2020

schedule 11:46 - 1 Prill, 2020

Vijon të rritet numri i të prekurve nga virusi COVID 19 në Korçë.

Rasti i fundit është ai i një 70 vjeçari i cili ka rezultuar pozitiv në testin e kryer një ditë më parë, duke e çuar në 16 numrin e personave të prekur me COVID 19 në këtë qytet.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për Abc News se ditën e djeshme janë nisur nga Korça drejt Tiranës gjashtë tampon për tu analizuar në Institutin e Shëndetitu publik dhe vetëm një prej tyre ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Nga ana tjetër burime zyrtare pranë Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetsor në Korçë bëjnë me dije se 70 vjeçari i infektuar ka pasur kontakte me dy të moshuarit që rezultuan pozitiv në tre rastet e para në qytetin e Korçës.

Ndërkohë që vijon puna e mjekëve epidemiologë për të gjurmuar kontaktet e afërta të rastit të fundit me qëllim këputjen e zinxhirit të transmetimit.

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 259 persona dhe 15 viktima. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!