Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi, Vuçiç shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule09:50 - 16 Mars, 2020

schedule 09:50 - 16 Mars, 2020

Shtatë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë në Serbi duke e çuar në 55 numrin e përjgjithshëm të personave të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë  ka konfirmuar se deri mëngjesin e sotëm janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitiv për koronavirus.

Tre prej tyre gjenden në izolim shtëpiak, kurse katër të tjerë janë ndaluar për mjekim në spital, pa komplikime, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë së koronavirusit në rajon./abcnews.al