Shtatë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë në Serbi duke e çuar në 55 numrin e përjgjithshëm të personave të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka konfirmuar se deri mëngjesin e sotëm janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitiv për koronavirus.
Tre prej tyre gjenden në izolim shtëpiak, kurse katër të tjerë janë ndaluar për mjekim në spital, pa komplikime, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë së koronavirusit në rajon./abcnews.al