Rritet numri i të infektuarve me Covid në 24 orë, konfirmohen 156 raste të reja

schedule16:02 - 27 Gusht, 2020

schedule 16:02 - 27 Gusht, 2020

Vijon të jetë i lartë numri i rastev ditore me koronavirus në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 156 raste të reja nga 865 testime.
Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve të përgjithshëm me Covid ka shkuar në 9083 persona mes të cilëve 266 kanë humbur jetën.

Kjo është dhe një nga ditët me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore. 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit. Në të gjithe vendin janë kryer 865 testime.

Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend: 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.

LEXO EDHE:3 persona humbin jetën nga Covid 19 në vendin tonë

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 (dje ishin 164), 14 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar, thuhet në njoftimin e ministrisë.

COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)
Testime totale 59617
Raste pozitive 9083
Raste të shëruara 4791
Raste Aktive 4026

Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     2076
Durrës     521
Shkodër  285
Fier          154
Lezhë       183
Korçë       194
Vlorë        138
Kukës       140
Elbasan    161
Berat         80
Gjirokastër 40
Dibër         54./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!