Rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në Kukës, mes të prekurve dy infermierë

schedule09:01 - 15 Prill, 2020

schedule 09:01 - 15 Prill, 2020

Pas rastit të parë një Kukës me Covid që u publikua një ditë më parë, sot janë shtuar dhe 5 të prekur të rinj.

Burime të ABC News tregojnë se  4 prej tyre janë rrethi i ngushtë i familjes së infermierit që u konfirmua pozitiv të martën, ndërsa personi i pestë është një tjetër infermiere.

Kujtojmë këtu që infermieri që u raportua nga Minisria e Shëndetësisë si i infektuar ka shoqëruar për një spitalin Covid 19 një të moshuar nga Hasi pak ditë më parë. Dyshohet se ai e ka marrë virusin nga pacineti.

Në total në 24 orë në Kukës janë marrë 58 tamponë dhe përgjigjia ka qënë pozitive për 5 persona. Kështu që në Kukës numri i të prekurve nga virusi i ri shkon në 6 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!