Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 1001 raste të reja me COVID-19 dhe 9 viktima, ndërsa të intubuar në spitale në luftë me sëmundjen janë 177 pacientë.
Krahasuar me dje, kemi një rritje të rasteve dhe një viktimë më pak, pasi të premten ishin 771 të infektuar dhe 10 viktima.
Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.
Me kalimin e muajve gjendja u përmirësua ndjeshëm dhe tashmë Greqia prej më shumë se një muaji ka hapur portat për turistët./ db/ Abcnews.al