Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, konfirmohen 15 raste të reja

schedule11:33 - 29 Mars, 2020

schedule 11:33 - 29 Mars, 2020

15 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në 212 numrin e përgjithshëm.

Mirdita është një tjetër vatër e re infeksioni që u bashkohet qyteteve të tjera me persona të konfirmuar deri më tani me persona të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast./abcnews.al