Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i rasteve të reja në Greqi, 53 viktima nga Covid

schedule18:19 - 14 Mars, 2021

schedule 18:19 - 14 Mars, 2021

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar gjatë 24 orëve të fundit 1,626 raste të reja me koronavirus.  Atika vijon të jetë rajoni më i prekur, me 834 të prekur sot.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 221.147, nga të cilët 51.6% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 58 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,263 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orave të fundit 53 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çaur në 7,091 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave 95.8% kishin sëmundje shoqëruese. g.v/abcnews.al



 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!