Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar 858 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 11 janë identifikuar pas kontrolleve në ppikat kufitare të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 154083, nga të cilat 52.1% janë burra. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 32 viktima si pasojë e virusit. Mosha mesatare e qytetarëve që kanë humbur jetën është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.
Sipas të dhënave, 274 persona po trajtohen me intubim në spitale . Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç. 194 (70.8%) e të intubuarve janë burra. /abcnews.al


