Ka shkuar në 285 numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë konfirmuar 26 raste të reja.
Ndërkohë ka ndërruar jetë një 79-vjeçar nga Dibra e Madhe, i cili po trajtohej në Klinikën Infektive në Shkup.
Viktima ishte diagnostifikuar me Covid-19 më 23 mars, kurse pas përkeqësimit të gjendjes ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup me 25 mars.
Ndërkohë, ministria njoftoi se gjatë ditës së sotshme edhe 9 pacientë tjerë janë shëruar nga Covid-19 (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi). /abcnews.al