Rritet numri i rasteve me Covid-19 mes fëmijëve në SHBA

schedule15:23 - 8 Shtator, 2021

schedule 15:23 - 8 Shtator, 2021

Variantet e reja të Covid 19 kanë rritur numrin e fëmijëve të infektuar në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Nga të dhënat e fundit rezulton se së fundmi numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus është më i madh se ai i të rriturve.

Mediat vendase bëjnë me dije se në kuadër të kësaj situate, mësuesit dhe zyrtarët e shëndetësisë po ngrenë alarmin për një rritje të rasteve me koronavirus mes fëmijëve.

Më shumë se 250 mijë të infektuar u raportuan javën e kaluar në këtë grupmoshë, çereku i rasteve totale të shënuara për atë periudhë.

 “Duhet të kemi një sistem me maksa në shkolla, dhe t’i rrethojmë fëmijët me njerëz të vaksinuar.”, u shpreh Fauci.

Kjo vjen teksa SHBA prek një rekord të zymtë, duke tejkaluar 40 milionë rastet me koronavirus në total. 10% e tyre të raportuara në vetëm 4 javët e fundit.

Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë për një pik të ri të rasteve, si shkak i rikthimit të udhëtimeve dhe grumbullimeve të mëdha.

Sipas departamentit të shëndetësisë, 8 shtete kanë 90% të kapaciteteve në përkujdesjen intensive të zëna. Me rastet dhe shtrimet në rritje, presidenti Joe Biden do t’I drejtohet kombit amerikan për fazën e re të kundërpërgjigjes ndaj pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!