Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i policëve të rinj në Veriun e Kosovës, Elshani: Duhet të kalojnë në disa faza

schedule16:13 - 25 Korrik, 2023

schedule 16:13 - 25 Korrik, 2023

Zëvendës drejtori rajonal për Veriun e Kosovës, Veton Elshani ka treguar situata aktualisht atje paraqitet e stabilizuar.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai ka treguar se një numër i caktuar i policëve ndodhen në terren, ku po ofrojnë ndihmë për të gjithë qytetarët. Sakaq, Elshani ka theksuar se numri i policëve të rinj është rritur, por ata duhet të kalojnë nëpër faza për të parë nëse janë të specializuar apo jo.

“Situata është e qetë, është stabile, është delikate, duke marrë parasysh ngjarjet politike që zhvillohen në veri të vendit.

Në kuadër të marrëveshjes politike që është zhvilluar, ne kemi tërhequr një numër të caktuar të policëve, 25% të policëve nga ndërtesat komunale në territorin e vendit. Mirëpo, numri i policëve vazhdon të mbetet i njëjti, duke i ofruar siguri qytetarëve në territorin e veriut të vendit.

Ne kemi një koordinim shumë të mirë me dy institucionet KFOR dhe EULEX, nuk kemi nevojë të diskutojmë me ta, ne flasim me ta. Zakonisht, jemi nëpër kufij aty ku komunikojmë me KFOR, ndërsa EULEX i kemi monitor, këshilltarë dhe diskutojmë me ta. Mirëpo, ata nuk ndërhyjnë në punët tona.

74 polici të rinj kanë filluar punë këtu në Veri të Kosovës, ata nuk janë shqiptarë, 46 janë serbë, 17 boshnjakë, 3 turqë, 4 egjiptian dhe dy romë. Ata po kalojnë në disa faza, në fazën e parë të trajnimit, kanë fazën e dytë dhe të tretë. Faza e parë nënkupton që njihen me banesat, më pas dalin në terren, për të parë më vonë nëse janë të specializuar për këtë fushë apo jo”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!