Rritet numri i fëmijëve të vrarë në Mariupol, Ukraina njofton vdekjen e 24 të miturve të tjerë

schedule10:01 - 11 Qershor, 2022

schedule 10:01 - 11 Qershor, 2022

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në një deklaratë ditën e sotme njoftoi vdekjen e 24 fëmijëve të tjerë në Mariupol, porti në pjesën juglindore të vendit që ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse për javë të tëra.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se të paktën 287 fëmijë kishin vdekur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Të paktën 492 janë plagosur.

“Gjatë regjistrimit të veprave penale, u bë e ditur se 24 fëmijë të tjerë vdiqën në Mariupol, në rajonin e Donetskut, për shkak të bombardimeve pa kriter nga ushtria ruse”, tha Prokuroria e Përgjithshme në një postim në Telegram.

“Të dhënat nuk janë përfundimtare, pasi vijon puna për verifikimin e tyre në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht”.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit – i cili është shkatërruar për shkak të rrethimit  tha  ka shpërthyer në qytet kolera,  pasi rrjeti i kanalizimeve nuk funksionon dhe kufomat po dekompozohen në rrugë.

Rusia ka mohuar se ka shënjestruar civilët dhe ka mohuar gjithashtu akuzat për krime lufte në atë që ajo e quan një “operacion special ushtarak” që synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e Ukrainës.

Gjithashtu,  Organizata e Kombeve të  Bashkuara tha më shumë se 250 fëmijë ishin vrarë që nga fillimi i luftës dhe pesë milionë ishin të rrezikuar.

/abcnews.al