Ditët e fundit mjekët e Urgjencës pediatrike të Fierit po përballen fluks të shtuar të të fëmijëve të preku nga virozat e stinës dhe Covid. Çdo ditë vizitohen mesatarisht 100 fëmijë.
“Kemi vënë re një numër të shtuar të fëmijëve më Covid. Paraqiten me temperaturë dhe diare këto janë simptoma të ngjashme që i vëmë re dhe tek Covid. 80% e rasteve që testojmë rezultojnë pozitivë. Rastet që kanë nevojë për hospitalizimi dërgohen në Tiranë por pjesa më e madhe po trajtohen në shtëpi.”
Mjekia Albana Haxhiu thotë se Covid është përhapur pasi nuk po respektohen masat mbrojtëse.
Për parandalimin e përhapja e virusit, mjekja jep një këshillë.
“Jo, për çdo temperaturë, jo, për çdo simptomë të menaxhueshme në shtëpi të paraqiten në urgjencë sepse janë shumë të ekspozuar kundrej Covid-it. /abcnews.al/