Rritet niveli i ujit në Osum, në Berat pritet situatë e rëndë

schedule10:25 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 10:25 - 1 Dhjetor, 2017

Situata është duke u përkeqësuar në lumin Osum të Beratit. Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit dhe për pasojë lumi ka dalë nga shtrati në disa zona. Disa familje që jetonin pranë lumit janë larguar dhe sistemuar në ambjente të tjera. Gjatë darkës raportohet se janë përmbytur disa banesa në urën Vajgurore.

Sipas Emergjencave Civile, Berati është përfshirë në hartën e zonave që pritet të kenë përmbytje të mëdha në orët në vazhdim. /abcnews.al

 

https://youtu.be/uJv1pRSXurE