Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi

schedule09:03 - 18 Shkurt, 2020

schedule 09:03 - 18 Shkurt, 2020

Autoritetet kinezë kanë publikuar detajet e para rreth koronavirusit pasi ekzaminuan më shumë se 70 000 raste deri më tani.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se më shumë se 80% e të prekurve janë të sëmurë ose të moshuar. Studimi tregon gjithashtu se një rrezik i lartë i kanoset edhe personelit mjekësor.

Gjetjet e zyrtarëve të shëndetësisë në Kinë treguan se vdekshmëria nga Koronavirusi tashmë i qujatur Covid-19 e ka shkallën 2.3%. Pra, nga 1 000 të prekur, numri i të vdekurve është mesatarisht 23 persona.

Në Hubei, krahina më e prekur, shkalla e vdekshmërisë është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

Në raportin e fundit vërehet edhe një rritje e numrit të viktimave ku deri tani ka shkuar në 1,868 persona të vdekur dhe 72,436 zyrtarisht të prekur nga virusi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!