Rritet kungulli më i madh në SHBA, peshon plot 1200 kg

schedule08:53 - 31 Tetor, 2022

schedule 08:53 - 31 Tetor, 2022

Kungulli 1200 kg i një kopshtari nga Minesota, më i madhi në historinë e SHBA-së, po gdhendet në fanarin më të madh në botë.

Kungulli, i quajtur Maverick për nder të personazhit të Tom Cruise nga filmat Top Gun, theu rekordin e SHBA për madhësinë e kungujve kur fitoi Kampionatin Botëror Pumpkin Weigh-Off në Half Moon Bay, Kaliforni, në fillim të këtij muaji.

Travis Gienger, njeriu që rriti kungullin masiv, e solli Maverick-un në shtëpinë e tij në Anoka. Kështu kungulli po gdhendet në imazhin e një shqiponje në Bashkinë e Anokas.

“Ky kungull është një model për rritjen e kungujve gjigantë, gjë që sjell famë për Halloween, për të cilin Anoka njihet,” tha Jeremy McFarland nga Anoka Halloween për KMSP-TV./abcnews.al