Rritet kërkesa për të blerë apartamente në Vlorë

schedule17:31 - 15 Mars, 2022

schedule 17:31 - 15 Mars, 2022

Pas një periudhe stopimi për shkak të pandemisë, tregu imobiliar në Vlorë është bërë shumë tërheqës nga emigrantë nga Shqipëria dhe Kosova që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Zonat më të preferuara përveç bregdetit janë në trans-ballkanike dhe ne qytet. Por sipas Kreut të dhomës së Tregtisë dhe Industrise në Vlorë, Arben Breshani çmimet janë dyfishuar.

Ne trans-ballkanike dhe qytet apartamenti shitet me 700 euro metri katror, ndërsa ne zonat turistike deri ne 1500 euro.

Interes për apartamente në Vlorë kanë shfaqur edhe italianët.

Duke parë kërkesën e lartë në tregun imobiliar, kreu u Arben Breshani kërkon një shtim të dhënies së lejeve të Ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 2021 në Vlorë janë dhënë 43 leje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!