Rritet interesi i shqiptarëve për Lotarinë Amerikane

schedule16:19 - 3 Tetor, 2018

schedule 16:19 - 3 Tetor, 2018

Dëshira e shqiptarëve për tokën amerikane vjen gjithmone duke u shtuar. Këtë e tregon edhe rritja vit pas viti e numrit të aplikimeve për Lotarinë Amerikane.

Interesi i shqiptarëve për të kërkuar mundësi më të mira për veten e tyre jashtë vendit shtohet edhe më tepër në muajin Tetor, muaji i cili shënon nisjen e aplikimeve për lotarinë amerikane DV 2020.

Të pyetur nga ABC News për mundësitë që u ofron kjo lotari dhe interesimin e tyre për të, qytetarë të Tiranës shprehen qëndrime të ndryshme.

Gazetari: Do aplikoni?

Qytetar 1: Normal.

Gazetari: Është hera e parë që aplikoni?

Qytetar 1: Jo, kemi apliku gjithë ato herë.

Gazetari: Pse?

Qytetar 1: Mos rrimë më në këtë vend.

Qytetar 2: Ç’është ai që nuk aplikon.

Qytetar 3: Është mundësi e mirë Amerika për të gjithë, jo vetëm për mua.

Gazetari: Është hera e parë që aplikoni?

Qytetar 4: Është hera e dytë, jam mjeke, paga shumë të ulëta të mjekëve dhë vlerësim jo i mirë.

Qytetar 5: Kam vite, por nuk kam pas fat.

Por qytetarë të tjerë janë indiferentë për këtë lotari.

Qytetar 6: S’më ka intereusar ansjeherë se është e vetmja lotari që nuk e kuptoj.

Qytetar 7: Jo asnjëherë nuk kam aplikuar.

Nga ana tjetër ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar edhe rregullat e kësaj lotarie si dhe kujdesin që duhet të tregojne qytetarët gjatë aplikimit të tyre.

Sipas statistikave të DASH vitin e kaluar rreth 367 mijë shqiptarë aplikuan për Lotarinë Amerikane, nga  246 mijë persona që aplikuan në 2016. Kjo tregon rritjen e interesit të shqiptarëve nga viti në vit për të shkelur tokën e ëndërruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!