Rritet inflacioni/ Arrin në nivelin e 4.7 përqind nga 4.6 përqind

schedule15:05 - 8 Qershor, 2023

schedule 15:05 - 8 Qershor, 2023

Inflacioni ka qëndruar pothuajse i pandryshuar gjatë muajit maj të këtij viti.Sipas të dhënave të Instat ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 4,7 % nga 4.6% që ishte një muaj më parë duke pësuar një rritje të lehtë me vetëm 0.1%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,58 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” .

Disa prej produkteve të cilat janë shitur më shtrenjtë gjatë muajit që lam pas janë perimet, bulmeti dhe mishi.

Ndërkohë çmimet e karburanteve nuk kanë pësuar ndryshim dhe kanë qenë në nivel të qëndrueshëm gjatë majit.

Tendenca rritëse e inflacionit është një paralajmërim që Banka e Shqipërisë mund të rishikojë përsëri me rritje normën bazë të interesit.Kjo është paralajmëruar disa herë nga ky institucion dhe bëhet edhe më konkret në një kohë që edhe Banka Qendrore Europiane rriti normën e interesit.

Banka e Shqipërisë prêt që niveli I nflacionit të kthehet në objektiv në mesin e vitit e ardhshëm edhe pse inflacioni është ulur ndjeshëm nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!