Turqia konfirmoi 96 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 908.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është rritur në 42.282, pasi 4.056 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin.
Në një postim në Tëitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se deri më tani, gjithsej 2.142 janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.
Sipas të dhënave të fundit, 28.578 teste janë kryer gjatë ditës së sotme, dhe numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 276.338. Ndërkohë, 1.552 pacientë aktualisht gjenden në repartet e kudjesit intensiv në Turqi.
Në postimin e tij, ministri Koca vuri në dukje se pavarësisht rritjes së numrit të testeve, shkalla e rritjes ditore të numrit të rasteve po bie, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi./abcnews.al