Numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm në Itali duke shkaktuar deri më tani 12 të vdekur. Mediat italiane raportojnë se numri i të prekurve ka shkuar në 474 deri në orën 11:00 të paradites së sotme, ndërkohë që në mëngjes ishte 432.
Virusi është përhapur edhe në pjesë të tjera të Europës, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar rastet e para në Estoni, Danimarkë dhe Rumani.
Përballë kësaj situate, ku Irani dhe Italia janë ndër vendet që po përhapin më shumë koronavirusin krahas Kinës, Izraeli ka vendosur që të ndalojë futjen e italianëve në territorin e tyre.
Vendimi u mor gjatë ditës së sotme nga autoritetet izraelite. Ndërkohë, një kroçerë me italianë është penguar të ndalojë në disa porte në Karaibe duke patur të mundur ndalesën vetëm në Meksikë. Pas verifikimeve është arritur në përfundimin se asnjëri prej udhëtarëve nuk ishte i prekur nga koronavirusi. /abcnews.al