Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet frika për një valë të dytë, Kina regjistron 99 raste “të importuara” me koronavirus

schedule10:07 - 12 Prill, 2020

schedule 10:07 - 12 Prill, 2020

Kina është duke rritur vigjilencën dhe kontrollet në kufi pasi numri i rasteve të importuara brenda ditës po rritet me ritme shqetësuese.

Numri i rasteve të konfirmuara brenda një dite në Kinë shkoi më 11 më një prill, nga 46 që ishin një ditë më parë. Pothuajse të gjitha rastet rezultuan të ishin të “importuara”.

Në qendrën tregtare Shanghai, 51 shtetas kinezë që kishin qenë në të njëjtin fluturim nga Rusia rezultuan pozitivë për Covid-19. Wen Guohui, kryetar i Guangzhou, një qendër ekonomike në Kinën Jugore u shpreh të dielën se rreziku i rasteve të importuara është rritur në mënyrë dramatike.

Guangzhou po zbaton masat antivirus për këdo që hyn në qytet nga përtej kufirit kombëtar, pavarësisht kombësisë, racës apo gjinisë, tha zyrtari i punëve të jashtme Liu Baochun në të njëjtën ngjarje.

Deri më tani, Kina numëron 82,052 raste të konfirmuara prej të cilave aktive rezultojnë të jenë vetëm 1,138 raste. Ndërsa, numri i personave që e kanë humbur betejën me Covid-19 rezulton të jetë 3,339.

Tashmë për vendin janë rritur shqetësimet për një valë të dytë duke marrë parasysh numrin e rasteve të “importuara” që po rritet me ritme shqetësuese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!