Rëndohet bilanci, shkon në 280 numri i personave të vdekur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Afganistan

schedule08:01 - 22 Qershor, 2022

schedule 08:01 - 22 Qershor, 2022

Rritet numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm që goditi Afganistanin.

BBC raporton se numri i të vdekurve ka shkuar në 280 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet dhe se më shumë se 150 të tjerë ishin plagosur.

Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Lexo edhe: Afganistani dhe Pakistani goditen nga tërmeti me magnitudë 6.1, raportohet për 130 të vdekur

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi,” shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”

Tërmeti, i cili goditi gjatë orëve të para ndërsa shumë njerëz flinin, ishte një tërmet me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!