Ka arritur në 14 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA.
Autoritetet bëjnë me dije ndërkohë që numri i të prekurve u rrit në mënyrë të beftë pasi gjashtë persona vdiqën në një spital në King County Washington.
Numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm në SHBA kohët e fundit duke detyruar qeverinë që të marrë masa të forta përmes vënies në dispozicion edhe të një fondi 8 miliard dollar.
Pak orë më parë, autoritetet konfirmuar se numri i të prekurve është 228, ndërsa po shoqërohet me shqetësim raporti i lartë mes të prekurve dhe të vdekurve. /abcnews.al