Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë humbur jetën 40 pacientë me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6,597. Ministria e Shëndetësisë raportoi 2,702 raste të reja me koronavirus.
Lexo edhe: Rriten frikshëm rastet me Covid në Greqi, 23 viktima në 24 orët e fundit
Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 431 pacientë ndodhen në intubim.
Pavarësisht masave shtrënguese situata epidemiologjike në Greqi mbetet shqetësuese. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me Covid ka arritur në 197,279 të prekur, ku 51,7% prej tyre janë meshkuj.
/abcnews.al/