Qytetarët shqiptarë po i realizojnë pagesat gjithmonë e më shumë me anë të bankave. Zv.drejtoresha e departamentit të pagesave në Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi thekson ndikim ka pasur ulja e komisioneve, por edhe shtimi i infrastrukturës. Pagesat me anë të kanaleve bankare vlerësohen me impakt shumë pozitiv në ekonomi pasi ul përdorimin e parave cash.
Por cfarë paguajnë qytetarët shqiptarë me anë të kartave.Tashmë gama e shërbimeve është zgjeruar ndjeshëm krahasuar me disa vite më parë.
Gjatë vitit të ardhshëm Banka e Shqipërisë synon që të nisë zbatimin e “Open Banking” e cila do të zgjeroj mundësitë për kryerjen e trasaksioneve elektronike.
Nga një analizë e shifrave të publikuara nga banka e shqipërisë vërehet se trendi që prej janarit është me rritje të ndjeshme, ndërsa në total në 6 muaj janë kryer 17.4 milionë trasaksione.