Rriten tensionet, forcat izraelite qëllojnë me predha artilerie në jug të Libanit

schedule12:03 - 25 Prill, 2022

schedule 12:03 - 25 Prill, 2022

Ditët e fundit janë rritur tensionet mes izrealitëve dhe libanezëve. Mediat e huaja raportojnë se forcat izraelite kanë qëlluar me predha artilerie në Libanin jugor, pasi një raketë është lëshuar nga Libani në zonë të hapur përtej kufirit.

Në një deklaratë për mediat një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka njoftuar se forcat e artilerisë bombarduan zonat e hapura në Libanin jugor prej nga erdhi raketa, si dhe një objektiv infrastrukturor.

Ndërkohë fatmirësisht nga sulmi nuk raportohet për të lënduar apo viktima në të dyja anët e kufirit.

Sipas mediave libaneze, forcat paqeruajtëse të OKB-së (UNIFIL) në jug të vendit kanë lëshuar sirenat përgjatë kufirit, ndërsa ushtria libaneze ka vendosur trupa.

Shefi i Misionit të UNIFIL-it, komandanti Aroldo Lazaro ka bërë thirrje për përmbajtje. Ende nuk dihet se cili grup në Liban qëndron pas sulmit me raketa.

Incidenti ka ndodhur në kohën kur tensionet janë ndezur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, pasi forcat izraelite bastisën kompleksin Al-Aksa që përfshin edhe xhamin me të njëjti emër, disa herë gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, duke shkaktuar protesta në të gjithë territoret palestineze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!