Rriten temperaturat, si do të jetë moti ditën e sotme

schedule07:22 - 23 Shkurt, 2021

schedule 07:22 - 23 Shkurt, 2021

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të diktojë mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë.

Parashikohet që edhe pasditja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte për pjesën më të madhe të vendit, ndërsa kalime vranësirash do ketë në Veri-Verilindje dhe Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C mëngjesi deri në 17°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kthjellime do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në zonat veriore dhe lindore të saj.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë motin në territorin e MV. Por mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i masave ajrore të kthjellët mbi kontinetit Europian, duke diktuar mot të kthjellët në thuajse gjithnjë kontinetin. Përjashtim bën Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore ku moti mbizotërohet nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore.

Gjithashtu Britania e madhe mbetet me reshje shiu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!