Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi komentoi treguesit e fundit për arkën e shtetit, të cilat treguan se të ardhurat janë rritur. Radonshiqi tha se ky zhvillim tregon një performancë të mirë në luftën kundër informalitetit. Më tej, Radonshiqi tha se qeveria po bën përmirësime me skemën e pensioneve, reformat dhe hapjen e grupkapitullit të 19 të cilat do të zbusin varfërinë.
“Tregon një performacë të mirë në luftën ndaj informalitetit. Tregon që shqiptarët po ndërgjegjësohen,
mungesa e punonjësve ka bërë që një individ të punojë dhe në një punë të dytë.
Kjo ishte një gjë e pritshme që qeveria nuk mund të merrte shumë investime në këtë fazë, por në tremujorin e parë kemi parë që bonusi i pranverës ndihmoi pensionistët.
Qeveria duke parë dhe grupet në nevojë ka bërë përmirësime, le të themi që me reformat dhe në skemën e pensioneve dhe që jemi në kapitullin e 19, qeveria përmes politikave sociale mund të zbus varfërinë. Vendimi për bujqësinë duhet të përshëndetet. Nëse do të zhvillohej bujqësia dhe do të kishte më shumë fonde, do të ndikojë më tepër në reduktimin e shpopullimit. Nuk ka pse një fermer të mbyllë aktivitetin duke qenë se vetë qeveria mund të ofrojë mbështetje për bujqësinë. “, tha Radonshiqi. / abcnews.al