Taksa e jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë ka sjellë më shumë para në arkën e shtetit.Treguesit fikal të ministrisë së financave tregojnë se tatim fitimi është zëri me perfomancën më të mirë në 7 muajt e parë të këtij viti.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin ishin 37 miliardë lekë 9.5 miliardë lekë, ose 34.8% më shumë se 7 mujori 2022. Këto para janë dedikuar për tu përdorur si një masë për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve në vend.
Më herët ministria e financave ka paralajmëruar se në shtator do të ketë një indeksim të pensioneve për të zbutur efektin e inflacionit si dhe një tjetër bonus në vlerën e 5 mijë lekëve.
Zëri i dytë që ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet rezulton se është tatimi mbi të ardhurat personale e ndikuar direkt nga rritja e pagave kryesisht në administratën publike.
Nga ky zë janë arkëtuar 33.1 miliardë lekë ose 28.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Po ashtu edhe TVSH vijon të japë kontribut në buxhet.
Si pasojë e rritjes së çmimeve të ardhurat nga ky janë shtuar me 21,6 % duke prekur nivelin 26.5 miliardë lekë. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 31.9 miliardë lekë duke u rritur me 2.8 miliardë lekë.
Ndërkohë që të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.8 miliardë lekë, ose 30.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo situatë është e ndikuar nga kursi i kembimit dhe rënia e çmimeve të bursave ndërkombëtare për mineralet.
TE ARDHURAT SIPAS ZERAVE
TATIMI FITIMI 37 MILIARDE LEKE
TATIMI MBI TE ASRDHURAT PERSONALE 33.1 MILIARDE LEKE
TVSH 26.5 MILIARDE LEKE
AKCIZA 31.9 MILIARDE LEKE
RENTA MINERARE 1.8 MILIARDE LEKE