Erblina Mile
Pavarësisht krizës emigrantët kanë sjellë më shumë para tek familjarët e tyre. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës korrik-shtator në Shqipëri janë sjellë 198 milion euro ose 7 % më shumë para se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në muajt e parë të vitit remitancat e emigrantëve pësuan një tkurrje të fortë për u rikthyer rritjes gjatë verës kur edhe kufizimet ishin më të vogla.
Por pavarësisht rritjes nëse bëjmë një krahasim të ardhurave që emigrantët kanë sjellë si 9 mujor rezulton se ky është viti me nivelin më të ulët.
Nga statistikat e Banëks së Shqipërisë rezulton se vlera e remitancave për periudhën janar –shtator 2020 mbetet më e ulëta e dy viteve të fundit .Italia dhe Greqia janë shtetet kryesore në prurjen e remitancave por vitet e fundit është shtuar niveli edhe nga Gjermania ,Britania e Madhe apo Zvicra.
Sipas Bankës së Shqipërisë rreth 200 mijë familje shqiptare kanë remitancat si të vetmin burim financiar për jetese.
Remitancat përdoren kryesisht për për shpenzime bazë, siç janë ushqimet dhe ilaçet. Për rreth 60% të familjeve, të ardhurat nga remitancat janë më pak se 1,200 euro në vit ose 100 euro në muaj. /abcnews.al/