“Rriten pagat për ushtarët”, Rama përuron qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes: Eksportet ushtarake shqiptare do të nisin brenda vitit 2030

schedule16:07 - 3 Prill, 2024

schedule 16:07 - 3 Prill, 2024

Pagat për Forcat e Armatosura do të rriten çdo vit.

Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë e Mbrojtjes.

“Për herë të parë në trendin historik pagat e Forcave tona të Armatosura rriten çdo vit, sikundër e kemi premtuar dhe do të rriten përsëri këtë vit në mënyrë përsëri të ndjeshme.”

Qendra e re e Inovacionit, që u çel këtë të mërkurë, sipas shefit të qeverisë hap një tjetër faqe në modernizimin e ushtrisë shqiptare.

“Po përgatisim platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake. Një platformë që sot është koha për ta përfshirë në të gjithë trupin legjislativ të republikës së Shqipërisë dhe pastaj mbi të për të nisur një valë investimesh në industrinë e mbrojtjes”.

Në fjalën e tij, Rama theksoi ambicien që brenda vitit 2030 do të kemi eksporte ushtarake të markës Made in Albania.

“Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës made in Albania. Ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës made in Albania. Jemi vend i vogël por kemi aleatë të mëdhenj”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!