Rriten numri i të infektuarve me Covid, Rusia mbyllet plotësisht për një javë

schedule09:51 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:51 - 21 Tetor, 2021

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja të infektuar me Covid në Rusi. Mediat e huaja bëjnë me dije se rritja e rasteve të reja me Covid ka bërë që autoritetet të rikthejnë një pjesë të mirë të masave kufizuese.

Në kuadër të kësaj situate presidenti Vladimir Putin njoftoi një javë pushim prej 30 tetorit, si mundësia e fundit për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit të vend.

Ndërkohë një ditë më parë ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 1,028 viktima nga koronavirusi, shifra më e lartë në Rusi që prej fillimit të pandemisë.

“Tani për tani, është e rëndësishme që të zvogëlohet kulmi i valës së re të pandemisë”, tha Putin.

Ndër të tjera ai ka theksuar se  nga 30 tetori deri më 7 nëntor, masat kufizuese mund të zgjerohen edhe në rajone të caktuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!