Mungesa e reshjeve dhe rritja e konsumit të energjisë elektrike ka detyruar Korporatën Elektroenergjitike që të blejë energji për të plotësuar kërkesën. Nisur nga kjo KESH ka realizuar procedure e blerjes së energjisë për periudhën 19-25 gusht. Në total sasia e energjisë e kontraktuar për këtë periudhë rezulton se është 5.6 milionë euro. Çmimi mesatar me të cilën është blerë energjia është 135 euro për megavator.
Sipas të dhënave rezulton se gjatë muajit korrik për shkak të temperaturave të larta konsumin i energjisë elektrike ka arritur shifrën e ??.? milionë Kw i cili konsiderohet maksimal për këtë periudhë viti. Ndërkohë që rezervuari më i madh për energjinë në vend liqeni i Fierzës ka pësuar një ulje të ndjeshme të nivelit dhe gjatë ditëve të fundit. Po ashtu edhe prurjet janë në nivele të ulëta dhe rezultojnë se janë vetëm 70 metër kub në sekondë. Sipas parashikimeve meteorologjike pritet që në ditët në vijim në vend të reshje shiu, ç’ka mund të përmirësojë situatën energjitike në vend.
Thatësira ka rritur shpenzimet për blerje energjie për vitin 2024, duke e çuar në mbi 43 mln euro ndërsa Importi i energjisë ka nisur që prej muajit qershor si një masë për tër plotësuar nevojat konsumatore./abcnews.al