Nga Ema Shazivari
Vetëm në 24 orët e fundit në këtë spital janë shtruar 7 qytetarë te prekur nga Covid, që kanë nevoje për trajtim të specializuar mjekësor. Burime brenda këtij spitali thanë për “ABC” se aktualisht po marrin trajtim spitalor rreth 30 pacientë.
Me i riu në moshë është 24-vjeç dhe sipas mjekeve, në gjendje të stabilizuar. Pacientët e shtruar tek Infektivi janë kryesisht në situate të tillë, por mjekët thonë se ka edhe pacientë në gjendje të rëndë.
Kryesisht ata kanë prekje të gjerë pulmonare, e cila kërkon trajtim me oksigjeno-terapi.
Ekspertët e Shëndetit shprehen se varianti Delta i Covid ka prekur shumicën e personave aktualisht aktive për Covid.
Transmetueshmeria e lartë e këtij mutacioni ka shtuar ndjeshëm numrin e infektimeve në 3 javët e fundit.
Vaksina anti-Covid, por edhe respektimi i masave, mbeten e vetmja alternativë parandaluese për infektimin me këtë variant të Covid. Ministria e Shëndetësisë gjatë muajit gusht ka krijuar mundësinë në të gjitha qendrat shëndetësore në vend për vaksinimin e të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç./abcnews.al/