Rriten me shpejtësi prurjet në liqenin e Kukësit

schedule11:57 - 31 Dhjetor, 2017

schedule 11:57 - 31 Dhjetor, 2017

Niveli i ujit në liqenin e Kukësit po rritet me shpejtësi. Dhe pak metra kanë mbetur nga kuota maksimale. Prurjet pas reshjeve kanë kaluar 1000 metër kub në sekondë. Bashkë me prurjet e ujit kanë zbarkuar tonelata mbetje duke mbushur sipërfaqen e liqenit. Ky ritual përsëritet disa herë në vit gjatë ulje-ngritjeve të nivelit të liqenit. Mbetjet vijnë nga Maqedonia e Kosova, por nuk është marrë asnjë masë parandaluese për këtë katastrofë natyrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!