Ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj, në një intervistë në “Monery Report” në ABC foli për situatën ekonomike në vend, ndërsa u shpreh se aktualisht ka rritje të të ardhura buxhetore.
Gjatë kësaj interviste ekspertja e ekonomisë gjithashtu shtoi se sektori i energjetikës nuk ka përthithur fonde me cënime nga buxheti i shtetit, duke thënë se ka një rritje të të ardhurave të TVSH, kjo edhe për faktin se ka më shumë importe.
“Duke analizuar të gjithë periudhën e deritanishme gjatë vitit 2023 kemi pasur tre elementë që bëjnë që ky buxhet të rishikohet. E para lidhet me rritjen e pagave që sollën të ardhur shtesë tek pjesa e kontributeve personale dhe tek sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe kjo bëri që të ardhurat të jenë më të larta në buxhetin shtetit. E dyta është performanca e mirë në sektorin energjetik që solli edhe një rritje.
Në gjashtëmujorin e parë kemi 5 % të ardhura më shumë se sa planifikimi. Pra rreth 105 % të ardhura në total. Po ashtu nuk janë realizuar të gjitha shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit. Në 6 mujorin e parë kemi rreth 91 % të shpenzimeve të planifikuara që janë realizuar. Pra diferenca do të thotë që janë të ardhura që janë gjendje në buxhetin e shtetit, por që nuk janë realizuar. Pra përmes këtij akti normativ rregullohen dy elementë, e para këto shpenzime që nuk janë realizuar rishpërndahen edhe njëherë dhe tjetra të ardhurat shtesë që janë në buxhet që ndodhën për shkak të rritjes së pagave e cila nuk ishte parashikuar si zë në buxhetin e 2023, solli të kemi të ardhura shtesë dhe këto duhen rishpërndarë” , tha ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, duke shtuar: “Kemi një vlerë shumë të madhe jashtë sistemit bankar, dhe kjo në këtë rast dëmton pjesën e ekonomisë. Nëse do të themi për të luftuar korrupsionin atëherë duhet të bëhet një punë shumë e madhe”./abcnews.al/