Vetëm në pak ditë çmimet bazë të shportës ushqimore kanë pësuar një rritje të fortë që varion nga 20 deri në 50 lekë për produkt. Vetëm në pak ditë janë shtrenjtuar qumështi, djathi ,vaji, orizi e mielli. Qytetarët ankohen se është e pamundur të përballohet një kostot e tillë e jetesës. Shprehen se për të jetuar do të detyrohen të blejnë vetëm gjerat më të domosdoshme.
Shume prej tyre kanë filluar të blejnë në tregjet e shumicës pasi produktet janë më të lira se në dyqane apo supermarkete. Tregtarët shprehen se furnitorët i kanë paralajmëruar për rritje të tjera të çmimeve e lidhur kjo me naftën
Në tregjet e fruta perimeve vëren se çmimet nuk kanë shumë ndryshim me përjashtim të disa prodhimeve siç janë trangujt, domatet apo lulelakra
Furnitorët kanë paralajmëruar Tregtarët e shumicës dhe të pakicës se në ditët në vijim do të vijojë shtrenjtimi i produkteve ushqimore. /abcnews.al/