Rriten kërkesat për sigurimin e pronës tek ALBSIG, kompania garanton dëmshpërblimet nga tërmeti

schedule16:31 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 16:31 - 7 Dhjetor, 2019

Pas tërmetit të 26 nëntorit është rritur numrin i kërkesave për sigurimin e pronës. Kompania “Albsig”  siguron  qytetarët për dëmshpërblimet në kohë rekord  të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti.

Është tepër e ekspozuar kundrejt riskut për sa i përket sigurimit të pronës, këtë tregon shifra e cila është rreth 750 kërkesa deri më tani.

Kjo kompani sapo kishte dëmshpërblyer të siguruarit e saj nga dëmet e tërmetit të 21 shtatorit në kohë rekord duke i kthyer qetësinë dhe rrjedhimisht të gjithë bizneset ishin në normalitetin e funksionimit të tyre. 26 nëntori lëkundi banesa, shëmbi shtëpi dhe biznese, mori edhe jetë njerëzish… por për kompaninë e sigurimeve dëmi dhe ekspozimi këtë herë ishte shumë i lartë. Kompania Albsig nuk ndaloi as këtë herë.

Nxori në terren grupet e punës riorganizoi njerëzit në mënyrë që të përballonte kërkesat e shumta të cilat vinin në numrat e telefonit.

Pjesa e Kastrati grup dhe e mbështetur nga gjigandi ndërkombëtar i ri-sigurimeve si Hanover Re, Albsig vijon në evidentimin dhe dëmshpërblimin e saj.

Jan Liska, Përfaqësues i kompanisë ndërmjetëse ndërkombëtare AON ka ardhur për të mbështetur kompaninë Albsig në këtë moment të vështirë.

Po çfarë thotë ai për këtë ngjarje?

“Jo vetëm nga shkalla rihter por nga intensiteti tërmeti në Shqipëri ishte i tmerrshëm si nga fakti i humbjes së jetës por edhe nga dëmi ekonomik financiar. Të gjithë të siguruarit e Albsig mund të jenë të qetë që do marrin të gjithë dëmshpërblimin e dëmit të secilit pasi Albsig mbështet edhe mbi një risigurues si Hanover Re, një nga kompanitë me potencial të padiskutueshëm. Ne jemi AON, kompania intermediare më e madhe në botë në fushën e sigurimeve dhe jemi krenarë që kemi një bashkëpunim prej disa vitesh tashmë me Albsig. Ne kemi si objektiv të japim të gjithë mbështetjen e nevojshme që të mbulohet e gjithë shuma e dëmit dhe Albsig të mund të dëmshpërbleje në kohën më të shkurtër të mundshme të gjithë të siguruarit të saj. Kjo është filozofia jonë, nëse ka një dëm kompania duhet të paguajë atë dhe të ndihmojë të siguruarit në mënyrën më të shpejtë”.

Bizneset dhe individët e siguruar këtë herë nuk kanë asnjë dyshim që do të marrin dëmshpërblimin dhe këtë e thonë hapur pasi besimi tek kompania Albsig nuk është lëkundur në asnjë moment.

Për kompaninë e sigurimit Albsig, pjesë e Kastrati Group, ky tërmet ishte një tjetër mundësi për të treguar aftësinë e saj paguese, mbajtjen e fjalës kundrejt të siguruarve të cilët do të marrin dëmshpërblimin e tyre deri tek i siguruari i fundit pasi procesi është në vijim.

Mbi të gjitha, vlerën më të madhe e ka siguria që në ditë të tilla është një ndihmë e rëndësishme për atë që e ka, kundrejt një pagese të papërfillshme në krahasim me dëmin që mund të të krijojë një fatkeqësi natyrore, zjarri, përmbytjet apo çdo aksident tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!