Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rriten kërkesat për Oksimetër në Fier e Vlorë: Në farmaci mungojnë aparatet e oksigjenit

schedule13:38 - 17 Nëntor, 2020

schedule 13:38 - 17 Nëntor, 2020

Fluksi i blerjes së oksimetrit dhe bombolave të oksigjenit është rritur në farmacitë e qytetit të Fierit.

Gazetarja e ABC Valbona Davidhi theksoi se situata është shqetësuese pasi në një vëzhgim të bërë në farmacitë e qytetit është vënë re e mungesë totale e aparateve të oksigjenit.



Po ashtu farmacistët thonë se mungojnë aparatet e oksigjenit në treg, po ashtu e njëjta situatë paraqitet në lidhje më oksimetër. Disa farmacistëve kanë theksuar se nuk kanë të njëjtin standard dhe se cilësia e tyre nuk është e nivelit të duhur.

Ndërkohë në Fier është vënë re një tendencë në rritje e rasteve aktive me COVID-19, ndonëse ka një sensibilizim nga qytetarët, Fieri sërish mbetet vatër e nxehtë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Gazetari i ABC Elton Nika raportoi se ka një rritje të kërkesave për aparatet e oksigjenit.

Pajisja me bombolat e oksigjenit sigurohen më udhëzim të posaçëm të mjekut. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!