Rriten çmimet në Berat

schedule14:20 - 29 Dhjetor, 2018

schedule 14:20 - 29 Dhjetor, 2018

Në Berat çmimet në treg janë rritur dhe për këtë arsye banorët janë të kursyer në blerjen e produkteve. Ata thonë se janë më të varfër se një vit më parë dhe nuk mund të festojnë pa kursim.

Tradita e trashëguar e mbushjes së tryezave gjatë festës së ndërrimit të viteve duket se po zbehet nga viti në vit në qytetin muze të Beratit. Mallrat janë në treg, por ajo që vihet re është mungesa e të ardhurave. Banorët e Beratit kushtëzohen për të pasur gjithçka në tavolinën festive.

Nga një vëzhgim i bërë ditët e fundit në disa prej dyqaneve ushqimore dhe ato të fruta-perimeve vihet re një rritje e ndjeshme e çmimeve. Gjeli i detit kushton nga 7 mijë Lekë të vjetra për kilogram deri në 8 mijë Lekë.

Në një situatë të tillë me të ardhura ose të njëjtat ose më të pakëta se një vit më parë qytetarët e kanë të pamundur të blejnë gjithçka për tavolinën e festës. Ata janë limituar tek produktet më kryesore. /abcnews.al