“Rrini brenda në shtëpi”! Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve me makina me altoparlantë nëpër lagje

schedule20:03 - 11 Mars, 2020

schedule 20:03 - 11 Mars, 2020

Bashkia e Tiranës me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj mbrëmjen e kësaj të mërkure përmes makinave me altoparlante ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëdnrojnë në shtëpi.

“Të dashur qytetare qëndroni në shtëpi, evitoni vendet me shumë njerëz, lani duart  sa më shpesh në rast nevoje telefononi numrin 127’, është apeli i bashkisë ndaj qytetarëve të Tiranës.

Ndërkohë më herët kryebashkiaku nga mbledhja e shtabit të emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ka kërkuar nga Policisë Bashkiake të bëjë patrullime në këto zona, parqe e lulishte në mënyrë që të shmanget sa më shumë qëndrimi afër i qytetarëve.

“Simultanet e shahut pezullohen te Liqeni, Çajupi, 1 Maji; do të duhet të presin pasi të kalojë kjo situatë. I kërkoj Policisë Bashkiake të bëjë patrullime në këto zona, parqe e lulishte. Bashkë me strukturat mbështetëse, i kërkojmë Policisë Bashkiake të vendosë aparatura për të bërë informimin e publikut me zë”, tha Veliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!