Rrihte prindërit dhe motrën, në pranga 34-vjeçari nga Gramshi

schedule10:32 - 15 Prill, 2022

schedule 10:32 - 15 Prill, 2022

Një 34-vjeçar nga Gramshi ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.
O arrestuari është identifikuar me inicialet E.P.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!