Rrihte foshnjat në çerdhe, arrestohet edukatorja

schedule14:55 - 25 Nëntor, 2022

schedule 14:55 - 25 Nëntor, 2022

Një 47-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj fëmijëve të vegjël në një çerdhe private në Selanik ku punonte.

Sipas informacioneve, denoncimi në polici është bërë nga kolegu i saj ditën e enjte, ndërsa familja e një foshnje vetëm 16 muajshe konfirmon se fëmija i tyre ka shenja të mavijosura në këmbë dhe në trup.

Përveç kësaj, prindërit kanë marrë masa ligjore ndaj 47-vjeçares, ndërkohë që po hetohet nëse viktima të saj në çerdhen në lindje të Selanikut kanë qenë edhe fëmijë të tjerë, siç raportoi kolegu i saj në polici.

47-vjeçarja është dërguar mesditën e së enjtes në prokurori dhe ndaj saj është ngritur kallëzim penal për lëndim të rrezikshëm trupor dhe lëndim të të miturve dhe të kryer radhazi.

Avokati që përfaqëson familjen e foshnjës 16-muajshe, Nikos Petridis,ka denoncuar se, siç rezulton nga dosja, “në trupin e foshnjës janë konstatuar mavijosje dhe lëndime dhe, siç rezultoi, kanë ardhur si pasojë e sjelljes së kësaj zonje.

Që nga ajo kohë janë marrë të gjitha masat ligjore me mobilizimin e menjëhershëm të Sigurimit, i cili ka kërkuar hetimin dhe këqyrjen e foshnjës nga ana e Shërbimit Ligjor, ku vërtet janë konstatuar mavijosjet”.

Sipas avokatit të familjes, prindërit i kanë zbuluar plagët sapo fëmija është kthyer në shtëpi, shkruan protothema. 

“Mavijimet janë në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit të foshnjës”, thekson ai.

Nga ana tjetër, edukatorja mohon akuzat dhe pretendon se bëhet fjalë për një kallëzim të rremë ndaj saj dhe se ajo ka qenë viktimë e mashtrimit./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!