80 vjeçari Zylyftar Kullësi ndërroi jetë në spital tre ditë pas dëmtimit që mori në kokë në momentin që u përplas për tokë nga 39 vjeçari A.Z.
Sipas policisë gjithçka ndodhi pas një konflikti të çastit për parkimin e automjetit.
39 vjeçari banor i plazhit ndodhej tek prindërit e tij në lagjen numër 2 Durrës ku ka nisur të debatojë me 80 vjeçarin.
Mësohet se i riu kishte parkuar automjetin pranë portës së hyrjes së shtëpisë së 80 vjeçarit.
Ky i fundit kishte kërkuar të hiqte makinën, por për t’ju larguar sherrit 39 vjeçari e ka shtyrë të moshuarin i cili gjatë rënies ka pësuar edhe goditjen në kokë.
Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.
Ndërsa 39 vjeçari u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”. /abcnews.al