Një naftëtar është rrezuar nga lartësia e një pusi nafte në Kuçovë e për pasojë humbi jetën rrugës për në spital. Sipas policisë ai është Agim Gremi 50 vjeç nga Fieri i cili ishte punësuar në Ndërmarrjen e Naftës në Kuçovë.
Sipas hetimeve te deritanishme 50 vjeçari kishte hipur në lartësinë e një pusi nafte por pa asnjë kusht sigurie. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al