Rrëzohet motori, dy të rinj në gjendje të rëndë

schedule09:57 - 8 Qershor, 2019

schedule 09:57 - 8 Qershor, 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat. Dy të rinj që udhëtonin me motor përfunduan ne gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në një nga kthesat e kësaj rruge. Drejtuesi i motorit humbi kontrollin dhe u përplas në anë të rrugës. Të rinjtë morën plagë të rënda dhe nga spitali i Gramshit, ata u dërguan ne për shërbim më të specializuar në Tiranë./ABC News Albania 24/7