Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën 14 persona në Azerbajxhan

schedule14:23 - 30 Nëntor, 2021

schedule 14:23 - 30 Nëntor, 2021

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e shembjes së një helikopteri ushtarak në Azebajxhan gjatë një fluturimi stërvitor.

Mediat e huaja bëjnë me dije se helikopteri është rrëzuar mëngjesin e kësaj të marte, teksa po kryente fluturime në hapësirën ajrore Garaheybat në rajonin Khizi pranë kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku.

“Sot, rreth orës 10:40 (GMT), një helikopter ushtarak i Shërbimit Kufitar Shtetëror u rrëzua gjatë fluturimeve stërvitore në rajonin Khizi”, thuhet në deklaratën e autoriteteve në Azebajxhan./abcnews.al