Pesë persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri sot në veri të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu, sipas një deklaratë të policisë. Helikopteri u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar në Katmandu dhe po shkonte drejt qytetit Syaprubesha.
Helikopteri humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pak minuta pas ngritjes.
/abcnews.al